Sport
Pogba njofton shokët e skuadrës se do të largohet nga “Old Trafford”
Demokracia
22:15 | 25 Prill 2022

Share:

Paul Pogba do të largohet nga Manchester United gjatë afatit kalimtar të verës.

Mesfushori francez raportohet se ka informuar edhe shokët e skuadrës për vendimin e tij, transmeton Gazeta Express.

“Mirror” ka raportuar këtë të hënë se Pogba u ka thënë bashkëlojtarëve se po largohet nga “Old Trafford”.

29-vjeçari do të largohet si lojtar i lirë nga “Djajtë e Kuq”, pasi kontrata e tij skadon më 30 qershor.

Paris Saint-Germaini shihet se klubi favorit për të nënshkruar me ish-mesfushorin e Juventusit.

Të ngjashme