Lajme
Podujevë, arrestohen tre persona – në veturën e tyre u gjet mbi një kilogram drogë
Demokracia
23:09 | 15 Qershor 2022

Share:

Tre persona janë arrestuar sot, pasi patrulla policore ka ndaluar veturën e tyre në Lluzhan të Podujevës, me ç’rast polica ka gjetur në veturë 1, 145 gram substancë narkotike që dyshohet të jetë marihuanë.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se “sot, më 15.06.2022, rreth orës 15:30,  në fshatin Lluzhan të Podujevës, patrulla policore e Njësisë së Reagimit të Shpejtë (NJRSh) në bashkëpunim me zyrtarë policorë të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN), ka ndaluar një automjet me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari Q.H., (viti i lindjes 1970, mashkull kosovar), kurse në veturë ndodheshin edhe S.B., (viti i lindjes 1972, mashkull kosovar) dhe M.Ç., (viti i lindjes 1980, mashkull kosovar).

“Gjatë kontrollimit të personave dhe automjetit, NJRSH-ja ka gjetur substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë e fshehur nën ulësen e prapme të veturës. Hetuesit e DHTN-së, pas sigurimit të urdhrit për kontroll nga organet e drejtësisë kanë kontrolluar shtëpinë dhe objektet përcjellëse të dyshuarit Q.H., në fshatin Obrançë të Podujevës, por nuk është gjetur asgjë e kundërligjshme”, thuhet në njoftim.

Sipas Policisë, tek të dyshuarit në cilësi të provës material janë gjetur dhe sekuestruar 1,145  gram substancë, dyshohet të jetë marihuanë, tre telefona celular dhe një veturë.

Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës, në konsultim me prokuroren kujdestare iniciohet rasti ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’ dhe me aktvendim nga prokurorja, tre të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes deri në 48-orë.

Të ngjashme