Lajme
Podujeva në balotazh, garë e ngushtë mes VV-së e LDK-së
Demokracia
02:02 | 18 Tetor 2021

Share:

Në komunën e Podujevës tashmë janë numëruar mbi 99 për qind e votave. Ku sipas këtyre rezultateve në këtë komunë do të shkohet në balotazh.

Kjo pasi asnjëra nga partitë nuk arriti 51 për qind të votave.

Balotazhi do të zhvillohet mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Kandidati i LDK-së në këtë komunë, Ekrem Hyseni ka marrë 44.30 për qind të votave, kurse ai i VV-së, i cili aktualisht edhe udhëheq me këtë komunë, Shpejtim Bulliqi, ka marrë 44.00 për qind të votave. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme