Trajneri i PSG-së, argjentinasi Mauricio Pochettino ka lavdëruar shumë futbollistin e tij Kylian Mbappe.
Një nga yjet kryesorë të PSG është padyshim talenti francez dhe për këtë të fundit, trajneri ka folur në një intervistë. Sipas Pochettinos, Mbappe ka një potencial të jashtëzakonshëm dhe ai do të jetë pasuesi ideal i Lionel Messit e Cristiano Ronaldos.
“Kylian Mbappe është mes lojtarëve më të mirë të Botës. Ai ka potencial të jashtëzakonshëm dhe do të pasojë më së miri Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon.
Nuk i duhet asgjë tjetër përveçse kohë. Ka nevojë për kohë që të pasurojë më shumë CV-në e tij dhe të marrë atë çfarë ai meriton për talentin që ka”, përfundoi trajneri i PSG. /Demokracia.com