Sport
Pochettino flet për të ardhmen e Mbappes dhe spekulimet për kalimin te Real Madridi
Demokracia
15:08 | 19 Gusht 2021

Share:

Emri i talentit francez, Kylian Mbappe është “lakuar” shumë kohëve të fundit nga mediat ndërkombëtare.

22-vjeçari raportohet se ua ka bërë të qartë drejtuesve të Paris Saint-Germainit se nuk do të rinovojë kontratën, ndonëse i skadon vitin e ardhshëm, shkruan Demokracia.com.

Tutje, Mbappe po lidhet me një kalim te Reali i Madridi këtë afat kalimtar veror.

Trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino ka folur në lidhje me gjitha këto.

Pochettino është shprehur optimist se reprezentuesi i Francës do të mbetet në ekipin e tij të paktën deri në fund të edicionit.

“Mbappe po punon shumë mirë. E shoh atë të qëndrojë me ne këtë sezon”, deklaroi Pochettino

“Ka shumë thashetheme, por ai është i qetë”, shtoi ai.

“Ne duam që ai të qëndrojë këtu. Ai ka edhe një vit në kontratën e tij me ne”, tregoi ai.

“Edhe nëse ai nuk rinovon, ai është ende një lojtar i PSG”, potencoi Pochettino. /Demokracia.com

Të ngjashme