Sport
Pochetino bllokon merkaton e Atleticos, e konfirmon edhe presidenti
Demokracia
23:26 | 30 Maj 2023

Share:

Mauricio Pochetino u zyrtarizua si trajneri i ri i Chelseat për sezonin e ardhshëm. Një nga objektivat kryesorë të argjentinasit do të jetë edhe largimi i disa futbollistëve nga organika duke qenë se aktualisht grupi është i “fryrë”.

Një nga ata që mesa duket nuk bën pjesë në planet e argjentinasit është Joao Felix që erdhi në huazim nga Atletico Madrid. Në këtë formë, portugezi pritet të rikthehet sërish në Spanjë tek kryeqytetasit, duke i “prishur” planet bardhekuqve.

Këta të fundit kishin menduar të arkëtonin një shumë të majme nga Felix nëse Chelsea do ta blinte kartonin e sulmuesit, por tashmë me rikthimin e tij në organikë, “bllokohet” edhe merkato e verës. Një problem jo i vogël dhe i paparashikuar me të cilin duhet të përballen drejtuesit dhe trajneri i Atleticos, Diego Simeone.

Të ngjashme