Sport
“Po t’i kishte ndodhur Real Madridit, do të flitej tërë javën” – Presidenti i Barcelonës ankohet për referim të njëanshëm
Demokracia
20:12 | 29 Nëntor 2023

Share:

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka pretenduar se ekipit të tij i janë mohuar dy penallti në ndeshjen ndaj Rayo Vallecanos të shtunën, teksa shtoi se beson që tjetër trajtim i është dhënë Real Madridit.

Blaugranasit siguruan një fitore shumë të rëndësishme mbrëmjen e së martës ndaj Portos, duke siguruar kualifikimin tutje në fazën me eliminim direkt në Ligën e Kampionëve, pas dy vitesh mungesë.

“Ne jetojmë në vuajtje të vazhdueshme. Isha i lumtur për Xavin, ai e meriton këtë. Ai duhej të tejkalonte situata shumë të vështira me lojtar të lënduar. Më dha shumë kënaqësi duke parë golat e Cancelos dhe Felix, me Pedrin duke vrapuar 13 kilometra dhe me rikthimin e Frenkiet”, ka thënë Laporta.

Ai ishte i kënaqur për faktin se presioni ndaj Xavit ishte rritur shumë, pasi tekniku spanjoll ishte fajësuar për formën e tyre të dobët gjatë javëve të fundit.

Laporta theksoi se e ardhmja e tij ishte temë e bisedës dhe ndjeu se mediat duhet të ishin fokusuar në vendimet e gjyqtarëve pasi ndërhyrjet ndaj Raphinhas dhe Lewandowskit kishin hasur në ‘vesh të shurdhër’.

“Gjatë gjithë kësaj jave është folur vetëm për marrëzira kur duhet të kishim folur për ndeshjen me Rayo dhe penalltinë që nuk iu dha Raphinhas. Nëse kjo do të kishte ndodhur me Madridin, jam i sigurt se do të flitej gjatë gjithë javës”, u shpreh Laporta. Xavi në anën tjetër pas përfundimit të ndeshjes me Rayon, kishte thënë se arsyeja që ata morën një barazim nuk ishte për faktin që iu mohuan penalltitë, por ishte mënyra e tyre e lojës.

Xavi në anën tjetër pas përfundimit të ndeshjes me Rayon, kishte thënë se arsyeja që ata morën një barazim nuk ishte për faktin që iu mohuan penalltitë, por ishte mënyra e tyre e lojës.

Të ngjashme