Lajme
“Po sillet si komandant”: Pjesëmarrja e ministrit Sveçla në bastisje policore po konsiderohet e papranueshme
Demokracia
11:32 | 06 Shkurt 2024

Share:

Në fillim të këtij viti Policia e Kosovës i ka intensifikuar aksionet për mbylljen e strukturave paralele në terë territorin e Kosovës. Ajo që po konsiderohet e çuditshme në këto aksione është pjesëmarrja e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Këto veprimet kanë shqetësuar edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Njohësit e rrethanave politike e kanë kritikuar ministrin Sveçla për këto veprime.

Analisti Blerim Latifi ka shprehur mospajtime ndaj veprimeve të ministrit Sveçla.

Ai ka thënë se këto veprime nuk ndodhin në shtetet demokratike.

Ministri me marr pjesë në operacione policore është gabim. Në shtetet demokratike nuk ndodhin ato sene”, është shprehur ai.

Ai ka kritikuar edhe veshjen e Sveçlës në këto aksione, duke thënë se po duket si komandant.

Ministri i Punëve të Brendshme në shtetet demokratike nuk guxon me dalë pothuajse se i uniformuar. Sveçla është duke e dhënë përshtypjen se ai është një lloj komandanti”, është shprehur edhe Latifi.

SHBA-ja përmend veprimet e Sveçlës

Ndaj veprimeve të kreut të MPB-së, Xhelal Sveçla, ka reaguar edhe ShBA-ja.

Më herët nuk ka ndodhur një gjë e tillë.

Analisti Visar Ymeri ka bërë me dije se kreu i MPB-së nuk do të shpëtojë lehtë nga kritikat e SHBA-së.

Në një prononcim për gazetën Nacionale, ai ka thënë se ajo që po ndodh nuk është fare diplomatike.

Në deklaratë, po ashtu për herë të parë, vihet në spikamë drejtpërdrejt roli i Ministrit të Brendshëm në këto veprime që kanë ngritur shqetësimin e ShBA-ve. Nuk është as diplomatike e as e shpeshtë ky veçim i njërit prej ministrave dhe ky personalizim i vendimeve e veprimeve qeveritare, dhe kam dronë nuk është një gjë të cilën ministri Sveçla do ta kalojë lehtë”, ka deklaruar Ymeri për gazetën Nacionale.

Në fundit të muajit janar dhe në fillim të muajit shkurt, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, se bashku me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, kanë marrë pjesë në aksionet policore në mbylljen e strukturave paralel serbe në disa komuna.

Të ngjashme