Lajme
“Po shkoj në një takim urgjent”, Kurti largohet i nervozuar nga konferenca ku kërcënoi grevistët
Demokracia
12:07 | 13 Shtator 2022

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka pranuar pyetje nga gazetarët në konferencën që u mbaj pas takimit me përfaqësuesit e Këshillit Grevist.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,  ka dështuar që të gjejë një zgjidhje për për grevën në vend.

Pas takimit që pati me Rrahman Jasharajn dhe disa përfaqësues të tjerë të Këshillit Grevist të BSPK-së, Kurti i kërcënoi grevistët, duke thënë se anëtarësia e tyre mund të shkarkohet vetëm me një telefonatë, pasi që Jasharaj deklaroi se greva do të vazhdojë, raporton Demokracia.com.

“Ata thanë se do të konsultohen për këto gjëra me anëtarësinë. Kur dolën nga takimi thanë vazhdon greva. Unë nuk e di se çfarë anëtarësie është ajo, e cila reduktohet ndoshta me një telefonatë. S’kam si e kuptoj ndryshe këtë. Dhe ata me mua janë sjellë thua se buxheti i Kosovës është para e imja. Këto janë para të qytetareve, më thoshin na ndihmo si vëlla. Si vëlla të ndihmojë privatisht, por unë janë kryeministër dhe ka kaluar koha kur kryeministrat bëhen vëllezër, kur kryeministri të ndihmon si vëlla. 80 për qind të punëtorëve në Kosovë janë në sektorin privat, ata e mbushin buxhetin, 20 për qind janë në sektorin publik dhe nuk janë të gjithë mësimdhënës. Pra mua më duhet të kem një qasje universale, ndërkohë që unë ballafaqohesha me një dëshirë partikulare. Nuk është në rregull kjo, nuk bën të bankrotojë shteti. Insistimi i tillë është moskokëçarje për shëndetin financiar, shoqëror e ekonomik të mbar qytetarëve. Kanë kërkuar 100 euro ka qenë zero, ne u kemi thënë 50. Por o krejt o hiq, nuk është e drejtë kjo lloj logjike e shantazhit dhe e bërjes pazar. Nuk bën pazare kryeministri”, deklaroi Kurti.

Por pas kësaj deklarate, Kurti u largua me nguti nga konferenca për medie duke thënë se ka një takim urgjent dhe nuk pranoi asnjë pyetje nga gazetarët, kështu duke ua lënë përballjen me gazetarët ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci dhe ministrit të Financave, Hekuran Murati. /Demokracia.com/

Të ngjashme