ShowBiz
Po shijon pushimet në Shqipëri, Dua Lipa sjell poza të reja mahnitëse nga bregdeti
Demokracia
14:58 | 01 Gusht 2023

Share:

Ylli shqiptar me famë botërore, Dua Lipa edhe këtë vit ka zgjedhur Shqipërinë si destinacion për pushimet e radhës.

27-vjeçarja ka vazhduar promovimin e plazheve përrallore të shtetit shqiptar duke ndarë imazhe të reja mahnitëse për miliona fansa të saj në Instagram.

Në fotot e reja, autorja e hitit “IDGAF” shihet e veshur në një fustan të bardhë në formë të këmishësh, teksa shijonte një cigare.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Dukja e saj u kombinua me një çantë të vogël gjithashtu të bardhë dhe aksesor, ndërsa shkrepi imazhet gjatë perëndimit të diellit.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Në të tjera fotografi, këngëtarja pozoi edhe me bikini ngjyrë dhe këmishë ngjyrë vjollcë, teksa nuk munguan as ato me familjen që po e shoqërojnë në këtë udhëtim.

“Qetësi”, ka shkruar Dua në mbishkrimin e postimit, që u pasua nga pëlqime dhe komente të shumta nga ana e fansave.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Përndryshe, ylli aktualisht po shijon suksesin me filmin që po thyen rekorde shikueshmëri “Barbie”, ku ajo bëri një paraqitje të shkurtër dhe gjithashtu realizoi kolonën zanore “Dance The Night”.

Të ngjashme