Momente ankthi për gazetaren e greke, Georgia Lagou, ndërkohë që raportonte pranë vatrave të zjarrit në Penteli.
Gazetarja dhe ekipi i xhirimit papritmas u gjendën pranë “zemrës” së zjarrit, pasi era përhapi me shpejtësi flakët.
Imazhe të pabesueshme që shohim. Flakët janë pranë shtëpive … Alarmet bien nëpër shtëpi. I gjithë qielli është errësuar. Mendoj se duhet të ikim, po na ndjek zjarri dhe korbat… Nxitoni!”, bërtiti gazetarja teksa flakët i afroheshin live. (Shih videon këtu)
Në fund gjithçka shkoi mirë dhe gazetarja dhe ekipi u larguan të sigurt nga vendi i ngjarjes. /abcnews.al