Lajme
“Po përpiqen të destabilizojnë rajonin”, ShBA sanksionon sërish Dodikun dhe familjen e tij
Demokracia
17:52 | 18 Qershor 2024

Share:

Zyra e Departamentit të Thesarit të ShBA-së për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC) ka bërë të ditur se ka vendosur sanksione ndaj dy individëve dhe shtatë subjekteve të cilat kanë ofruar të ardhura për kreun e Republika Srpska, Millorad Dodik dhe familjen e tij.

Në njoftim thuhet se Dodik ka abuzuar me pozitën e tij zyrtare për të grumbulluar pasuri personale nëpërmjet kompanive të lidhura me të dhe me djalin e tij, Igor Dodik.

Departamenti i Zyrës së Thesarit theksoi se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë t’i përdorin sanskionet si mjet kundër korrupsionit ndaj liderit të Listës Serbe dhe familjes së tij teksa të njëjtit “përpiqen të destabilizojnë rajonin dhe të kërcënojnë të ardhmen e BiH në institucionet euro-atlantike”.

“Departamenti i Zyrës së Thesarit për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC) caktoi shtatë entitete (Infinity International Group, Prointer, Kaldera, Infinity Media, K-2 Audio Services, Una World Network dhe Sirius 2010) dhe dy individë (Djordje Djuric dhe Milenko Cicic) që ofrojnë burime kryesore të të ardhurave për rrjetin e korruptuar të patronazhit të Presidentit të Republika Srpska Milorad Dodik. Dodik ka abuzuar me pozitën e tij zyrtare për të grumbulluar pasuri personale nëpërmjet kompanive të lidhura me të dhe me djalin e tij, Igor Dodik. Ndërsa Milorad Dodik dhe familja e tij përpiqen të destabilizojnë rajonin dhe të kërcënojnë të ardhmen e BiH në institucionet euro-atlantike, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të përdorin sanksionet si një mjet kundër korrupsionit dhe të mbajnë individët përgjegjës për veprimet e tyre. Personat ose subjektet që angazhohen në aktivitete me ata individë dhe subjekte të sanksionuar sot rrezikojnë të sanksionohen vetë.” – thuhet në njoftim.

Të ngjashme