ShowBiz
Po performonte live në skenë – këngëtarja shqiptare ngacmohet nga djali i miliarderit grek
Demokracia
21:01 | 10 Qershor 2024

Share:

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Eleni Foureira, u përball me një situatë jo edhe aq të mirë në skenë.

37-vjeçarja teksa po performonte u ngacmua nga djali i miliarderit grek, Evangelos Marinakis.

Në videot e bëra virale shihet se djali i Marinakis kap Foureira në mënyrë të papërshtatshme.

Foto: Screenshot/TikTok

Artistja mundohet që të largohet nga ai dhe të vazhdojë me interpretimin e këngës.

Eleni dukej të ishte bezdisur, por nuk po gjente një mënyrë që të shmangej nga ai.

Foto: Screenshot/TikTok

Evangelos zotëron klubet e futbollit, ‘Olimpiacos’ dhe ‘Nottingham Forest’ si dhe rrjetet televizive greke, Mega Channel dhe One Channel.

Kjo mbase edhe është arsyeja që ky lajm nuk është pasqyruar në mediat greke.

Kujtojmë që Foureira u bë e famshme me këngën “Fuego”, e cila përfaqësoi Qipron në “Eurovision 2018”.

Të ngjashme