Sport
“Po nëse unë nuk do isha lojtar i Milanit”, Bakayoko akuzon policinë për arrestimin e gabuar
Demokracia
17:07 | 20 Korrik 2022

Share:

Mesfushori i Milanit, Tiemuoue Bakayoku, pushtoi mediat italiane pas arrestimit të tij gabimisht nga ana e policisë italiane, ku mesfushori u ngatërrua me një kriminel.

Lidhur me situatën ka folur edhe vetë Bakajoko i cili e ka cilësuar të tepërt drejtimin e armëve nga ana e policisë dhe ka ngritur pyetjen çfarë mund të ndodhte nëse ai nuk do të ishte futbollist?

“Policia e quajti arrestimin tim një gabim dhe po gabimet janë humane dhe mund të ndodhin. Por metoda dhe mjetet e përdorura për mua janë problemi. Çfarë mund të kishte ndodhur nëse unë nuk do të isha një futbollist dhe ata të mos më njihnin?”, u shpreh Bakayoko.

Të ngjashme