Një spektatore u përjashtua nga një ndeshje tenisi në Cincinnati, sepse u ul në tribunë e mbështjellë me një flamur ukrainas. Ngjarja ka ndodhur gjatë ndeshjes kualifikuese mes dy tenisteve ruse Anna Kalinskaya dhe Anastasia Potapova.
Gjatë setit të parë, një nga lojtaret iu drejtua gjyqtares së karriges, Morgane Lara, për ta informua për praninë e spektatores me flamurin ukrainas si dhe me një kurorë me lule në kokë, tipike për vendin e saj.
Gruaja, e quajtur Lola, me nënshtetase amerikane, por me origjinë nga Uzbekistani, u trondit kur gjyqtarja e linjës i tha se nuk ishte as e përshtatshme dhe as e këndshme që mbante mbi shpinë në këtë ndeshje flamurin ukrainas. Spektatorja u përgjigj se nuk ishte i drejtë as pushtimi i një vendi, shkruan SS.
Ende nuk është e qartë se cila nga lojtarët u ankua. Kalinskaya e ka nënën ukrainase dhe që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës nga Rusia ajo është shprehur kundër luftës. Nga ana e saj, Potapova deklaroi se “atletët profesionistë në thelb po bëhen peng i situatës aktuale. Jam kundër dhimbjes, lotëve dhe luftës. Bota na bashkon të gjithëve dhe të gjithë duhet të jemi humanë. Dhe fëmijët duhet të vazhdojnë të ëndërrojnë.”
Menjëherë pas shkëmbimit të fjalëve me arbitrin e karriges, një rojë sigurie hyri në tribunë dhe i kërkoi spektatores të largohej, ndryshe do të thërriste policinë. /Demokracia.com