Lajme
“Po na detyron të vrasim”| Ushtarët rusë të zemëruar me Putinin: Herët e vonë do kthehemi në shtëpi
Demokracia
18:59 | 18 Mars 2022

Share:

Ushtarët rus kanë paralajmëruar se do të “ngrihen” kundër Vladimir Putinit pasi do të detyrohen të vrasin civilë të pafajshëm.

Spitalet në qytetin e rrethuar ukrainas të Mariupolit kanë pësuar sulme të pamëshirshme nga  forcat ruse  – me  ushtarët e Putinit që kanë marrë peng qindra civilë, staf mjekësor dhe pacientë për  t’i përdorur si mburoja njerëzore.

Siç raporton Daily Mail. trupat e Putinit e cilësuan kulmin me raketa ndaj maternitetit në qytetin e Mariupolit si “formën më perverse të neo-nazizmit”, ndërsa kanë paralajmëruar udhëheqësin e tyre se ai “nuk do mundet ta fshehë këtë për shumë kohë”, duke shtuar “ne të gjithë do të gjykohemi”.

Një oficer zbulimi, Vladimir, tha në një konferencë për mediat ndërkombëtare këtë javë: “Dua t’i them komandantit tonë të përgjithshëm të ndalojë aktet terroriste në Ukrainë, sepse kur të kthehemi ne do të ngrihemi kundër tij”.

Një oficer tjetër në të njëjtën ngjarje i tha Putinit: “Nuk do mundesh ta fshehësh këtë për shumë kohë. Ka shumë si ne këtu. Herët a vonë, ne do të kthehemi në shtëpi.”

Një pilot luftarak rus, Maxim, u emocionua teksa fliste për vuajtjet që u është dashur të durojnë civilët që nga pushtimi i vendit të tij.

Ai i tha CNN : “Nuk e di, çfarë mund të justifikojë, lotët e një fëmije, apo edhe më keq, vdekjen e njerëzve të pafajshëm, të fëmijëve.”

Ushtarët ia hodhën fajin komandantëve rusë për krime “të tmerrshme” kundër “civilëve paqësorë ukrainas” – dhe paralajmëruan “nuk mund t’i falësh gjëra të tilla”.

CNN raportoi më herët një tjetër ushtar duke thënë: “Presidenti rus Vladimir Putin ka dhënë urdhra për të kryer krime. Nuk është vetëm për të çmilitarizuar Ukrainën ose për të mposhtur Forcat e Armatosura të Ukrainës, por tani qytetet e civilëve paqësorë po shkatërrohen. Për krimet që kemi kryer  ne të gjithë do të gjykohemi.”– përfundoi ai.

Pretendimet i bëjnë jehonë deklaratave të bëra nga disa ushtarë rusë pas një sulmi ajror rus që shkatërroi një maternitet në Mariupol javën e kaluar. Të paktën tre persona u vranë – duke përfshirë një vajzë të re – dhe 17 persona u plagosën.

Të ngjashme