ShowBiz
“Po moj zemër kalon, por do kohën e vet”, Arbana Osmani publikon bisedën e fundit me Vjosa Berishën
Demokracia
20:40 | 23 Qershor 2022

Share:

Prezantuesja shqiptare, Arbana Osmani, ka publikuar bisedën e fundit që pati me tashmë të ndjerën, regjisoren Vjosa Berisha.

Në bisedat e publikuara nga vetë Osmani, shihet se regjisorja Berisha ishte shprehur optimiste për gjendjen e saj shëndetësore.

“Po moj zemër, kalon por e do kohën e vetë”, ishin fjalët e Vjosa Berishës.

“Sa shumë shpresë që pate gjithmonë o Vjosa”, shkroi prezantuesja në postimin e saj.

Biseda e fundit mes të dyjave kishte përfunduar me fjalë dashamirësie për njëra-tjetrën.

Kujtojmë se bota e artit e humbi sot regjisoren Vjosa Berisha, në moshën 50 vjeçare.

Të ngjashme