Lajme
Po kritikohet se nuk po bën gjë, Rifat Latifi e blen 968 euro një Smart TV në kompaninë e ‘oligarkut’ nga Shqipëria
Demokracia
22:28 | 31 Mars 2022

Share:

Ministria e Shëndetësisë që drejtohet nga Rifat Latifi ka vendosur që të blejë një Smart TV në NEPTUN, duke shpenzuar hiç më pak se 968 euro.

Pesë muaj më parë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ia besoi doktor Rifat Latifit postin e ministrit të Shëndetësisë, pas dorëheqjes së Arben Vitisë në këtë pozitë, për shkak të angazhimit të tij si kandidat për kryetar të Komunës së Prishtinës.

Mirëpo, për këtë kohë se shëndetësia është drejtuar e po drejtohet nga Latifi, nuk po vërehet ndonjë punë e madhe. Madje, Rifat Latifi thuajse çdo ditë merr kritika për mos punë.

Mirëpo, pikërisht në këtë kohë, ministri i Shëndetësisë ka vendosur ta bëjë një investim “modest” për zyre, shkruan Reporteri.net.

Ministria e Shëndetësisë ka vendosur ta blejë një Smart TV, vlera e të cilit kap shumën e  968 eurove, para këto që kanë dalë edhe jashtë parashikimeve të vetë MSH-së, që kishte bërë plan t’i shpenzonte 950 euro.

“Vlera e parashikuar e kontratës: 950,00 euro. Kurse, vlera e përgjithshme e kontratës 968,00 euro”, thuhet në njoftimin e bërë në KRPP.

Blerjen e këtij TV, ky institucion e ka bërë në kompaninë NEPTUN, që ishte edhe e vetme në garë për ta fituar tenderin “Furnizim me Smart-TV për nevojat e MSH-së”.

“Numri i tenderëve te pranuar: 1 . Numri i tenderëve te përgjegjshëm: 1. Data e nënshkrimit te kontratës: 30.03.2022”.

“Neptun Kosova” është pjesë e Balfin Group, më pronësi të miliarderit nga Shqipëria Saimir Mane.

 

 

Të ngjashme