Lajme
“Po krijohen tensione”, Hoti reagon pasi Kurti refuzoi propozimin e BE-së për targat
Demokracia
17:04 | 21 Nëntor 2022

Share:

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka reaguar pas dështimit për të arritur një marrëveshje për targat në Bruksel. Ai e ka cilësuar të pavend qasjen e Qeverisë së Kosovës në dialog.

Hoti, përmes një reagimi në Facebook, është shprehur se qeveria është dashur të dëgjojë këshillat e amerikanëve, e jo të negociojë për probleme të Kosovës në Bruksel.

“Në vend që të dëgjohen këshillat e amerikanëve lidhur me vendimin për targat, negociohet me Serbinë në Bruksel!!! Në vend që t’iu lihet kjo punë në dorë amerikanëve dhe të ndiqen këshillat e tyre për të përmbyllur dialogun, krijohen tensione në teren pavarësisht se Kosova është në të drejtën e saj për të zbatuar ligjshmërinë”, tha Hoti.

Propozimi që u refuzua nga Kurti kishte marr përkrahje nga Franca e Gjermania

Ai tha se “duhet të negociohet për të përmbyllur marrëveshjen me Serbinë”.

“Tash duhet të negociohet në Bruksel për të zgjidhur problemet, e jo për të përmbyllur marrëveshjen. Kjo qasje nuk shpie askund”, tha ai. Edhe pse Kosova është në të drejtën e saj kur insiston në vendosjen e ligjshmërisë, kjo qasje na kthen prapa tek dialogu teknik për kthim të serbëve në institucione, tek dialogu për menaxhim të situatave, e jo dialog për marrëveshje finale për njohje reciproke. Kjo situatë i përshtatet Serbisë, jo neve”, shkroi Hoti.

Të ngjashme