Lajme
Policia në KQZ: Po interviston një zyrtar të këtij institucioni
Demokracia
17:40 | 14 Janar 2021

Share:

Njësitet e Policisë së Kosovës për momentin janë duke qëndruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Burime të IndeksOnline bëjnë të ditur se polica ka shkuar në KQZ, për të intervistuar një zyrtar të këtij institucioni, për një aplikacion që është duke qarkulluar online për të regjistruar votuesit nga diaspora. Për këtë rast ende nuk janë deklaruar Policia e Kosovës dhe as KQZ.

IndeksOnline do të ju mbajë të informuar lidhur me këtë rast.

Të ngjashme