Nëse është një telenovelë e re apo martesa e futbollistit Mauro Icardi dhe Wanda Icardi ka marrë fund, me siguri do ta shohim në ditët në vijim. Mirëpo, fakt është se çifti i lartpërmendur u “godit” sërish nga kriza.
Aq sa në publik u shfaq një audio incizim ku Wanda përmend se nuk duron dot më dhe se do të divorcohet nga Mauro.
“Carmen, erdha në Argjentinë për të finalizuar divorcin me Maurën. Do të qëndroj edhe disa ditë dhe më pas do të kthehem dhe do t’ju sjell hartën dhe gjithçka që ju nevojitet. Organizoj gjithçka për divorc, se nuk duroj dot më”, u dëgjua zëri i Wandës drejtuar gruas me të cilën së fundmi pati një debat mediatik dhe që e akuzoi se e kishte lënë në pronë në Itali.
E gjithë kjo ndodhi mbrëmjen e së mërkurës, pasi Wanda u shfaq në një qendër tregtare për promovimin e kozmetikës, ndërsa ndërkohë hoqi nga Instagrami mbiemrin Icardi.
Se diçka nuk shkonte u pa edhe së fundmi, gjatë pushimeve të Wandës në Ibiza. Pasi u shfaq në plazh pa sytjena, Wanda e lejoi veten të përqafohej nga një burrë i panjohur gjatë një nate jashtë.
Përkatësisht, Wanda dhe motra e saj Zaira Nara ishin duke u shoqëruar në një koncert dhe duke shijuar një pije para se t’u bashkoheshin një grup të rinjsh. Dhe njëri prej tyre shkoi “një hap më tej” dhe filloi ta puthte.
Wanda, natyrisht, po e filmonte të gjithën duke injoruar motrën e saj që i bërtiste asaj që “fshije, fshije”.