Sport
Po bëhej gati për raportim, tifozi holandez puth gazetaren shqiptare
Demokracia
19:59 | 24 Maj 2022

Share:

Pak orë pas mbërritjes në Tiranë, duket se tifozët holandezë të Feyenoord nuk janë mahnitur vetëm nga bukuritë e vendit tonë, por edhe të vajzave shqiptare.

Gazetarja e Klan News është hasur me një situatë të pazakontë, pak përpara se të futej në raportim live.

Një tifoz holandez i është afruar edhe e ka puthur në faqe. Më pas, i kërkon që të formojnë me duar një zemër.

E gjithë situata është pritur me humor, ndërkohë që pas gazetares, tifozi duket shumë i ekzaltuar.

Të ngjashme
Sport • 08 Maj 2024