Sport
Po befason me rezultate fantastike, skuadra angleze mendon një femër si trajnere
Demokracia
17:00 | 02 Shkurt 2021

Share:

Anglia njihet si “çerdhe” e futbollit. Ky vend i prinë proceseve dhe jo vetëm që e zbuloi lojën e futbollit por edhe me risitë që vazhdimisht sjell.

Së fundmi një lajm tepër interesant është duke qarkulluar në mediat britanike. Bëhet fjalë për trajneren Emma Hayes, që aktualisht drejton ekipin e femrave të Chelsea.

Ajo mund të futet në histori, duke u bërë trajnerja e parë femër një kampionat në futbollin e meshkujve në Angli. Sipas “Express”, skuadra e Wimbeldonit, që militon në Ligën e Tretë, ka shfaqur interes për Emman, e cila pritet të marrë drejtimin e kësaj skuadre pas largimit të trajnerit Glin Hodges.

Nën drejtimin e ekipit të femrave të Chelsea, Hayes nuk njeh humbje në 33 ndeshje, teksa fitoi titullin sezonin e kaluar pa asnjë humbje.

Emërimi i saj si trajnerë në një skuadër meshkujsh, do të ishte një moment historik në botën e futbollit, që do t’i jepte fund kësaj tabuje. /Demokracia.com

Të ngjashme