Lajme
“Po afron data e zgjedhjes së presidentit”, Balla: Presim emra nga deputetët, kush janë 3 negociatorët
Demokracia
12:05 | 28 Mars 2022

Share:

Brenda grupit të PD kanë filluar konsultimet për emrin e presidentit të ri të republikës.

Kreu i grupit parlamentar të PS Taluant Balla ka zbuluar për mediat detaje nga mbledhja, ndërsa shton se deputetëve të PS u është kërkuar që të sjellin kandidaturat më të përshtatshme.

Gjithashtu Balla u shpreh se ai bashkë me ministren Elisa Spiropali dhe Damian Gjiknurin janë 3 të përzgjedhurit për të ngociuar me grupet e tjera parlamentare.

“Çdo deputet i PS gjatë fundjavës duhet të jetë prezent në territor dhe për të marrë vendimet që lidhen me angazhimet që lidhen me javën pasardhëse. Në 31 mars është seanca e radhës e Kuvendit, kemi diskutuar për çështjet e rendit të ditës. Po afron dita që në konferencën e kryetareve duhet të ketë një kalendar për zgjedhjen e presidentit.  Në mbledhjen e grupit kemi diskutuar se po afron dita që kuvendi duhet të ketë një kalendar që çon në zgjedhjen e presidentit të republikës. Jo më vonë se 24 maj duhet të ketë vazhduar procesi i  zgjedhjes së presidentit. Kuvendi do marrë kohën e duhur për të zhvilluar këtë proces. PS ka udhëheqësinë e këtij procesi. Do zhvillojë një proces i cili do jetë i hapur konsultimesh brenda suazës së Kuvendit.

Tashmë me mua do jetë dhe kolegia Elisa Spiropali dhe Gjiknuri  si të mandatuar nga grupi parlamenmtar për t’u konsultuar me grupet e tjera parlamentare. Konsultimet kanë filluar brenda grupit parlamentar ku deputetëve u është kërkuar të vijnë me propozime konkrete që ne të kemi një short listë të atyre që mund të jenë kandidatura të mundshme”, tha Balla.

Të ngjashme