ShowBiz
PM hyn në industrinë e modës, çka po sjellë DJ-i?
Demokracia
14:34 | 26 Prill 2022

Share:

Puna vetëm sa ka shkuar duke iu shumëfishuar në aspektin e profesionit primar – muzikës, pas daljes nga “Big Brother VIP” por DJ PM nuk do kufizohet me kaq.

Ai do të eksperimentojë në ujëra të tjerë, më saktësisht në ata të modës.

Përmes rrjeteve sociale, DJ-i i njohur ka bërë të ditur detajet e para të sipërmarrjes së tij më të re.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Pajtim PM Krasniqi (@djpm_)

Bëhet fjalë për një dyqan online. “Visuals” është konceptuar si dyqan lokal me shumëllojshmëri të brand-eve.

Në këtë sipërmarrje, PM nuk është vetëm por me Vis Gjinovcin nga Prishtina, i angazhuar prej kohësh në industrinë e veshjeve.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Shop At Visuals (@visualthestore)

Për këtë arsye, Pajtimi dhe Visi kanë marrë rrugë drejt Stambollit. Shumë suksese! /Prive.al

Të ngjashme