Kjo periudhë kohore ka qenë mjaft e ngarkuar për yllin shqiptar të muzikës me famë botërore, Rita Ora.
Së fundmi, 31 – vjeçarja ka qëndruar në Madrid të Spanjës ku edhe ka performuara në eventin e makrës së njohur “Cartier”.
Përveç kësaj, artistja e famshme gjithashtu ka publikuar projektin më të ri muzikor “Barricades” që e solli në bashkëpunim me Netsky.
Foto: Rita Ora/Instagram
Rita padyshim ka shkëlqyer në të gjitha paraqitjet, por për të dëshmuar këtë ajo ka postuar një kolazh me imazhe nga disa prej dukjeve të fundit.
Këngëtarja e “Anywhere” dukej magjepsëse dhe tërë shkëlqim në të gjitha fustanet dhe pamja elegante.
Foto: Rita Ora/Instagram
“Gurë të çmuar të fshehur”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e imazhe, ndërsa nuk munguan komentet dhe mijëra pëlqime.
Ndërkohë, krahas sukseseve në karrierë, Ritës po i ecën mbarë edhe në jetën private dhe prej kohësh po shijon një histori të bukur të dashurisë me regjisorin Taika Waititi.
Foto: Rita Ora/Instagram
Dyshja thuhet se tashmë janë drejt martesës dhe planet për dasmë kanë filluar, ndonëse nuk është konfirmuar nga asnjëra palë.