“Ndresa e Prishtrinës njersitet nuk përlyhet”, kjo ishte arsyeja që sot tifozët “Plisat” kanë hyrë në zhveshtore pas ndeshjes me Ballkanin që e humbën me rezultat 0:2, shkruan Demokracia.com.
Ata u kanë marrë lojtarëve fanellat duke mos dashur që t’i veshin më, pasi nuk po e japin më të mirë për këtë fanellë.
Kanë qenë vet plisat që kanë postuar një VIDEO ku shihen duke u marrë fanellat lojtarëve.
Postimi i plotë i “Plisave”, pa ndërhyrje:
NDRESA E PRISHTINËS NJERSITET, NUK PËRLYHET!KF Prishtina sivjet feston 100 vjetorin e saj. Historia një shekullore asesi nuk guxon të përlyhet, e sidomos në këtë mënyrë. Plisat dhe gjithë simpatizuesit e klubit të zemrës, Prishtinës, nuk i’a kanë borxh askujt të jenë dëshmitarë të një nënçmimi kaq të dukshëm ndaj emrit Prishtinë, ngjyrave bardh e kaltër, e fanellës me emblemën legjendare. Frustrimi i tifozëve asnjëherë s’ka të bëjë me largimin e synimeve nga titulli, sepse dëshmi për këtë kemi periudhën 2013-2021 ku pa as një titull të fituar, nuk lamë vend pa shkelur në Kosovë, vetëm të jemi pranë saj. Por, neglizhimi i menaxhimit të klubit, mosangazhimi total i lojtarëve në fushë është pika jonë e dobët, ajo që nuk mund ta falim.Fajtori nuk na intereson,Zgjidhja ju përket juve,Ne duam klub me dinjitet,Përndryshe, këto fanella nuk përlyhen.Pamje nga dita e sotme pas ndeshjes KF Prishtina – Ballkani. Janë marrë gjitha fanellat e klubit nga zhveshtoret. 100 vjet KF Prishtinë!35 vjet Plisat!. /Demokracia.com
Videoja në këtë link