Sport
“Plisat” reagojnë ndaj orarit në mesjavë: Po e pamundëson prezencën e shikuesve, futbolli luhet për tifozë
Demokracia
15:56 | 23 Nëntor 2021

Share:

Tifogrupi i FC Prishtinës “Plisat” kanë reaguar ndaj orarit të ndeshjeve në mesjavë në Superligën e Kosovës në futboll.

“Plisat” kanë publikuar një fotografi nga paraqitja e tyre në ndeshjen e sotme kundër Feronikelit (2-0), ndërsa kanë kritikuar orarin e cila sipas tyre po e pamundëson prezencën e shikuesve, shkruan Demokracia.com.

Tifozët “bardhekaltër” kanë kërkuar nga FFK-ja të marrin parasysh orarin për ndeshjet e radhës, pasi prezenca e vogël e tifozëve në stadium, sipas tyre, po e dëmton futbollin.

“Gjithmonë pas teje. Prishtina – Feronikeli 2:0. Ndeshjet po zhvillohen në orar jashtëzakonisht të papërshtatshëm, kërkojmë nga Federata që t’a marrin parasysh orarin e ndeshjeve në xhirot e radhës pasi që ky orar po pamundëson prezencën e shikuesve në stadium dhe po dëmtohet futbolli, po vihet në pah të dytë shikueshmëria. Futbolli luhet për tifoza”, kanë shkruar “Plisat” në reagim.

Leonit Abazi dhe Bleart Tolaj kanë realizuar për “bardhekaltrit” për t’i dhënë tri pikë të cilat e qojnë në kuotën e 21 pikëve në tabelë. /Demokracia.com

Të ngjashme