Sport
Plisat paralajmërojnë “pushtimin” e Podujevës, e duan fitoren në ndeshjen vendimtare
Demokracia
14:38 | 20 Maj 2022

Share:

Prishtina të dielën do ta luajë një ndeshje tejet të rëndësishme, por jo siç jemi mësuar që zakonisht luante për titull e trofe.

Këtë herë ekipi bardhekaltër udhëton në Podujevë për ta zhvilluar ndeshjen e mbijetesës.

Llapi është nikoqir i Prishtinës të cilën vetëm fitorja e shpëton në Superligë.

Tifozët e Prishtinës kanë paralajmëruar një udhëtim me një numër të madh tifozësh drejt stadiumit “Zahir Pajaziti” për ta ndihmuar skuadrën në ndeshjen vendimtare.

Njoftimi i plotë pa ndërhyrje i “Plisave”:

PO SHKOJMË NË PODUJEVË

Plisa, të dielën zhvillohet ndeshja e fundit në kampionat dhe njëkohësisht edhe ndeshja kryesore e vitit. Fitorja është i vetmi opsion i klubit tonë të zemrës, e këtë mund t’a arrijmë vetëm të bashkuar. E kemi dëshmuar se kemi qenë gjithmonë pranë klubit kur ka pasur më së shumti nevojë, e këtë do t’a dëshmojmë edhe të dielën. Besa besë nuk është vetëm një këngë, ne luftojmë për këtë qytet dhe për klubet që mbajnë emrin PRISHTINA.

Të dielën të gjithë së bashku marshojmë drejt Podujevës-veç për FITORE!

Grumbullohemi prej orës 12:30 në fan club, kurse nisja në mënyrë të organizuar bëhet në ora 13:30 prapa parkingut të Pallatit të Rinisë.

PËR PRISHTINËN TONË QË SHUMË E DOJNA NA!. /Demokracia.com

Të ngjashme
Sport • 19 Maj 2024