Sport
“Plisat” paralajmërojnë Ballkanin: Atmosfera në tribuna do ta fitojë ndeshjen në fushë
Demokracia
20:00 | 30 Gusht 2022

Share:

Tifogrupi i Prishtinës “Plisat” kanë bërë thirrje për prezencë të madhe në shkallët e stadiumit “Fadil Vokrri” për ndeshjen kundër Ballkanit që luhet në fundjavë.

Prishtina dhe Ballkani takohen të dielën mbrëma me fillim nga ora 20:00 në tempullin “Fadil Vokrri” për ta zhvilluar derbin e javës së pestë në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Demokracia.com.

“Plisat” përmes faqes zyrtare kanë paralajmëruar ekipin kundërshtarë duke theksuar se “atmosfera në shkallët e stadiumit do ta fitojë ndeshjen në fushë”.

Postimi i plotë:

MË NË FUND NË SHTËPI

Prishtinë, Plisa e prishtinas. Pas tri javësh, më në fund i erdhi radha stadiumit “Fadil Vokrri”. Në këto tri javë me radhë si mysafirë, 7 pikë të grumbulluara nga klubi jonë i zemrës, është mëse arritje e mundimshme. Djemtë bardhë e kaltër meritojnë përkrahjen maksimale e të gjithë qytetit.

Ejani të gjithë ta mbushim jugun! Ta përmbushim premtimin tonë për Prishtinën, përkrahjen e parezervë!

Të dielën duhet të reflektojë stadiumi me ngjyrat bardhë e kaltër në tribuna.

PREMTOJMË, ATMOSFERA NË SHKALLËT E STADIUMIT, DO TA FITOJË NDESHJEN NË FUSHËN E GJELBËRT./Demokracia.com/

Të ngjashme