Sport
“Plisat” kanë një mesazh për futbollistët e Prishtinës para duelit me Gjilanin
Demokracia
12:27 | 16 Shtator 2021

Share:

Prishtina, kampionia në fuqi e Kosovës sot do të kërkojë rikthimin te fitoret pas startit tejet të dobët në edicionin e ri të Superligës së Kosovës në futboll.

“Bardhekaltrit” që vijnë pas dy humbjeve e një barazimi duan ta regjistrojnë fitoren e parë, por që iu duhet të djerësiten shumë pasi përballë kanë Gjilanin e Munishit, shkruan Demokracia.com.

Tifogrupi kryeqytetas “Plisat” u kanë kërkuar lojtarëve para lojës që të luajnë për ta.

Mbështetësit prishtinas u kanë bërë thirrje ndjekësve të drejtohen kah stadiumi pasi sipas tyre, skuadra e Zekirija Ramadanit ka nevojë për ta.

“Luni për Plisat. Sot Prishtina ka nevojë për ne. Takohemi nga ora 15:00 në Fan Club”, thuhet në postimin e Plisave në faqen zyrtare.

Prishtina – Gjilani që mbyll javën e katërt fillon nga ora 16:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet. /Demokracia.com

Të ngjashme