Sport
“Plisat” bëjnë thirrje të mbushen shkallët e stadiumit në derbi kundër Dritës
Demokracia
19:33 | 25 Shtator 2022

Share:

Pasi “Intelektualët” e Dritës konfirmuar udhëtimin drejt kryeqytetit, edhe tifogrupi i Prishtinës “Plisat” kanë nisur mobilizimin për klasiken e futbollit të Kosovës.

Prishtina dhe Drita do të përballen të mërkurën me fillim nga ora 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, takim i cili është në kuadër të xhiros së tretë kampionale e cila u shty për shkak të ndeshjes së Ballkanit në garat evropiane, shkruan Demokracia.com.

Grupi i tifozëve “bardhekaltër” nga kryeqyteti kanë bërë thirrje që të mërkurën mbrëma anëtarët e tyre dhe qytetarët e Prishtinës që t’i mbushin shkallët e stadiumit në përkrahje të futbollistëve të Ismet Munishit.

POSTIMI I PLOTË (pa ndërhyrje):

KU JE T’MËRKURËN? N’STADION

Dita e mërkurë ka vetëm një adresë, vetëm një qëllim. Klubi jonë i zemrës ndeshet me klubin Drita nga Gjilani. Qëllimi i vetëm është përkrahja masovike ndaj djemve kryeqytetas. Andaj, të mërkurën me 28 shtator, t’i mbushim shkallët e stadiumit “Fadil Vokrri”.

Ndeshja fillon në ora 19:00, kurse shpërndarja e biletave për Plisat bëhet në Fan Club nga ora 16:00./Demokracia.com/

Të ngjashme