Sport
Plepolli: Kampionati kurrë më interesant sesa sivjet
Demokracia
20:24 | 21 Shkurt 2021

Share:

Futbolli i Kosovës sivjet duket tejet interesantë dhe joshës, shkruan Demokracia.com

Lufta e madhe që po bëhet si për titullin e kampionit ashtu edhe për mbijetesë, ka bërë që njohësit e futbollit ta cilësojnë kampionatin e sivjetmë si njëri nga më joshësit e pasluftës.

Kështu mendon edhe ish- futbollisti i njohur tash trajner, Arsim Plepolli i cili përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se rivaliteti sivjet është shumë për t’u vlerësuar.

“Superliga e Kosovës kurrë më interesante, ende nuk ka favorit kryesor për titull, secila-secilën mundet me e mposhtë. Kjo e bënë kampionatin edhe më interesant”, ka shkruar Plepolli në “Facebook”. /Demokracia.com

Të ngjashme