Lista e drejtorëve të PDK-së së Prishtinës po shkon drejt finalizimit, përkundër që janë paraqitur disa probleme të vogla prej reagimeve të të pakënaqurve.
Demokracia.com ka mësuar se i preferuari i PDK-së së Prishtinës për Drejtor të Sportit është asamblisti i zgjedhur i këtij subjekti politik, Plator Gerdovci.
Këtij subjekti politik i ka mbetur të përcaktohet edhe për Drejtorin e Bujqësisë, për ta kompletuar në tërësi listën e drejtorëve të saj.
Kjo listë e drejtorëve, përfshirë edhe i preferuari për nënkryetar të Prishtinës, Dardan Sejdiu, Demokracia.com ka mësuar se po kontestohet nga shumë aktivistë të devotshëm të këtij subjekti politik, por që këto pakënaqësi pritet të adresohen që nga sot brenda strukturave partiake. /Demokracia.com/