Michel Platini, legjenda e futbollit francez dhe ish-presidenti i UEFA-s, ka ofruar një vlerësim të hollësishëm të sezonit të parë të Kylian Mbappes te Real Madrid.
Ndërsa pranoi rekordin mbresëlënës të Mbappes në shënimin e golave, Platini foli rreth pritjeve të fansave që sulmuesi francez të luajë si lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave si Lionel Messi, Luka Modric ose Zinedine Zidane.
“Mos i kërkoni të luajë si Messi, Modric, Zidane ose Platini. Ai është golashënues dhe shënon”, deklaroi Platini.
Komentet e legjendës franceze nxjerrin në pah rolet e ndryshme që luajnë lojtarët në fushë dhe pritjet që vijnë me këto role.
Mbappe, theksoi ai, është sulmues dhe puna e tij kryesore është të shënojë gola.
Pavarësisht vështirësive të Real Madridit në La Liga dhe Ligën e Kampionëve, Mbappe ka shkëlqyer, duke shënuar 31 gola në La Liga për të fituar Këpucën e Artë dhe 43 gola në të gjitha garat.
Michel Platini e ka këshilluar Xabi Alonsos , trajnerin e ri të Real Madridit, që ta rimendojë strategjinë e ekipit rreth Kylian Mbappes.
Platini beson se ekipet duhet të jenë të qarta dhe të ndërtohet ekipi rreth një lojtari yll si Mbappe e jo të presin që ai të përshtatet në dinamikën ekzistuese të ekipit.
“Ose ndërton një ekip të përqendruar rreth tij, ose ndërton një ekip që e bën atë të luajë mirë brenda atij ekipi. Dhe kjo është e vështirë “, deklaroi Platini.