Auto&Tech
Platforma Netflix po e shfaq Kosovën si pjesë të Serbisë, nis peticioni për ta ndryshuar
Demokracia
09:40 | 10 Shkurt 2021

Share:

Pas peticionit për të vendosur kufijtë e Kosovës në hartat e Apple, i cili pati sukses tani ka filluar edhe një peticion tjetër.

Peticioni #NetflixaddKosovo i nisur nga Sovran Hoti, student në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren synon që platforma Netflix të njohë Kosovën si shtet, pasi deri tani Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë, shkruan Demokracia.com.

Sovrani është përdorues i rregullt i Netflix dhe e kishte vënë re se lokacioni i figuron Serbi. Ai kishte kontaktuar edhe me një agjent të thirrjeve të Netflix por ata nuk kishin ndërmarrë asgjë.

“Kontaktova agjenten në Netflix dhe u mundova t’i shpjegoj se Kosova është shtet i pavarur dhe u kërkova ta hiqnin Serbinë si lokacion, por me sa duket ata nuk e kuptuan dhe as kishin dëgjuar për Kosovën, megjithatë thanë se do ta marrin parasysh”, tha ai në një intervistë për RTK.

Për këtë arsye ai vendosi të krijonte një peticion me qëllim që platforma të shfaqë Kosovën si shtet të pavarur e jo pjesë të Serbisë.

Peticioni deri tani ka marrë 6 mijë e 200 nënshkrime, por synimi është që nënshkrimet të arrijnë shifrën 200 mijë.

KËTU mund të gjeni linkun për t’u bërë pjesë e peticionit. /Demokracia/ 

Të ngjashme
Lajme • 11 Maj 2024