Auto&Tech
Platforma muzikore Spotify po rrit çmimet
Demokracia
21:46 | 27 Prill 2021

Share:

Spotify po rrit çmimet e disa pakove të ndryshme të abonimit gjatë kësaj jave në vendet e Evropës dhe SHBA.

Përdoruesit raportojnë se ata kanë marrë disa emaile që tregojnë se rritjet e çmimeve do të ndikojnë në pakot Student, Duo dhe Family. Abonimet Single Spotify Premium nuk do të preken nga ky ndryshim.

Për momentin në SHBA është rritur çmimi vetëm për pakon Family, nga $14.99 në $15.99. Në Mbretërinë e Bashkuar është raportuar një rritje nga £4.99 në £5.99 për pakon Student dhe nga £12.99 në £13.99 për pakon Duo. Spotify Family Plan çuditërisht do të pësojë një rritje prej £2, nga £14.99 në £16.99, ndryshe nga SHBA.

Lëvizje të tilla në çmime pritet të ketë dhe në vendet e tjera të Evropës, ku pakot Student dhe Duo do të rriten me €1 në muaj, ndërsa plani familjar nga €14.99 do të bëhet €17.99. Të gjithë përdoruesit në SHBA dhe Evropë do të kenë një afat 1 mujor deri sa çmimet të rriten automatikisht, të cilat me shumë mundësi do të fillojnë në muajin qershor.

Kjo rritje e çmimit vjen vetëm pak muaj pasi kompania deklaroi se numri i personave të abonuar i kalonte 150 milionë. /Demokracia.com/

Të ngjashme