Lajme
Platforma “Liria ka emër” dënon vandalizmin ndaj obeliskut pranë Bibliotekës Kombëtare
Demokracia
17:56 | 04 Maj 2025

Share:

Platforma “Liria ka emër” ka reaguar me shqetësim dhe ka dënuar ashpër aktin e vandalizmit ndaj obeliskut “Liria ka emër”, i cili ndodhet pranë Bibliotekës Kombëtare brenda kampusit të Universitetit të Prishtinës.

Në reagimin e tyre thuhet se ky obelisk është një shenjë përkujtimore që nderon sakrificën e dëshmorëve dhe rrugën e popullit drejt lirisë, duke e cilësuar aktin si “fyerje të rëndë ndaj kujtesës sonë historike kolektive dhe përpjekjeve të brezave që kanë dhënë gjithçka për dinjitetin, lirinë dhe të ardhmen e vendit.”

Platforma u ka bërë thirrje organeve kompetente që të ndërmarrin masa të menjëhershme për identifikimin dhe ndjekjen penale të autorëve të këtij akti, duke theksuar se “veprime të tilla nuk guxojnë të mbeten pa përgjegjësi.”/Dukagjini.com

Të ngjashme