Auto&Tech
Platforma Facebook vjen me ndryshime
Demokracia
10:03 | 28 Janar 2021

Share:

Facebook, platforma më e madhe e rrjeteve sociale nuk do të rekomandojë më grupe me përmbajtje politike për përdoruesit e saj.

Këtë ndryshim e deklaroi vetë themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg në një videokonferencë, shkruan Demokracia.com

Ndryshimi vjen pas kryengritjes në Kapitoli të SHBA më 6 Janar.

“Kjo është një vazhdim i punës që kemi bërë për një kohë për të dekurajuar bisedat përçarëse”, tha Zuckerberg .

Gjithashtu, Zuckerberg tha se kompania tani po shqyrton hapat për të zvogëluar sasinë e përmbajtjes politike që përdoruesit shohin në News Feed-in e tyre./ Demokracia.com

 

Të ngjashme