Lajme
Plas sherri për shezlongët në bregdet, një person qëllohet pas koke me lopatë
Demokracia
16:38 | 26 Qershor 2022

Share:

Një incident ka ndodhur të dielën në Kune. Bëhet e ditur se pas një konflikti të çastit për motive pronësie një qytetar me iniciale P.D. ka goditur me lopatë një person tjetër.

Ky i fundit ndodhet në Spitalin Rajonal Lezhë, për ndihmën e nevojshme mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, bëhet e ditur se grupi hetimor po vijon shoqërimin e personave të përfshirë në konflikt, dhe marrjen e deklarimeve. /abcnews.al/

Të ngjashme