Sport
Plas sherri në Rusi, Bernard Berisha tërbon kundërshtarët me veprimin e tij
Demokracia
22:45 | 26 Gusht 2021

Share:

Një situatë e paprecedentë është regjistruar në kampionatin elitar të futbollit në Rusi, teksa protagonist u bë, shqiptari i Kosovës, Bernard Berisha. Bëhet fjalë për sfidën mes Akhmat Gorznit dhe Arsenal Tulës, që përfundoi me shifrat 2-1.

Në minutën e 31-të, ish-futbollisti i Skënderbeut dhe Besës, i cili mban shiritin e kapitenit te Akhmat Grozni, u bë protagonist, me një gjest aspak të hijshëm.

Teksa futbollisti kundërshtar, tentoi ta nxirrte topin jashtë, për t’i ardhur në ndihmë një futbollisti të dëmtuar, Berisha vrapi për ta rrëmbyer, duke asistuar për Konate, që gjeti rrugën e rrjetës. Ky veprim i Berishës, shkaktoi pakënaqësi te kundërshtarët, duke sjellë përplasje masive. Katër pjestarë të të dyja skuadrave u ndëshkuan me kartonë të verdhë, teksa ndeshja rifilloi sërish.

Në minutën e 38-të, miqtë barazuan me anë të Stepanov, ndërkohë që në 90+5, vendasit realizuan golin e fitores. /Demokracia.com

Të ngjashme