Sport
Plas “bomba” te Man United, ylli i skuadrës pëlqen postimin ku kërkohet largimi i trajnerit Solskjaer
Demokracia
10:29 | 26 Tetor 2021

Share:

Për shkak të rezultateve jo të mira dhe humbjes turpëruese nga Liverpooli (0-5) raportohet se e ardhmja e trajnerit, Ole Gunnar Solskjaer te Manchester Unitedi është drejt fundit.

Thuhet se bordi drejtues ende ka besim te norvegjezi, megjithatë lojtarët kanë shprehur pakënaqësitë e tyre për Solskjaer, shkruan Demokracia.com.

Anësori i Manchester Unitedit, Jesse Lingard i ka dhënë “flakë” spekulimeve të tilla me një veprim në rrjetet sociale.

Reprezentuesi anglez ka pëlqyer një postim në Instagram ku kërkohej largimi i Ole Gunnar Solskjaer.

Në postimin e një faqe shkruhej: ““5-0, dhe një gol i Cristiano Ronaldos i anuluar nga VAR dhe Pogba që përjashtohet #OleJashtë”.


Raportohet gjithashtu se në rast të shkarkimit, Solskjaerin në krye të shtabit teknik do ta zëvendësojë ish-trajneri i Interit, Antonio Conte. /Demokracia.com

Të ngjashme