Lajme
Planifikonin të sulmonin shqiptarët, policia e Gjermanisë arreston 67 italianë
Demokracia
08:42 | 16 Qershor 2024

Share:

Punë e madhe për policinë gjermane, që në orët para ndeshjes Itali-Shqipëri, në debutimin e Azzurrëve në Dortmund.

Agjencitë vendase të zbatimit të ligjit pengoi një sulm të planifikuar nga një grup ultras italianë kundër tifozëve shqiptarë që po shkonin në stadium. U përfshinë rreth 67 tifozë të arrestuar, pas një denoncimi nga oficerët e policisë italiane, që bashkëpunojnë me autoritetet gjermane.

Në detaje, grupi i tifozëve të cilësuar si “rrezik i lartë” do të ishte përgjuar pranë Potgasse Strasse, me përplasjen që ishte shmangur.  Grupi i mbështetësve në fjalë kishte me vete edhe objekte si kapuça, të cilat më pas u konfiskuan.

Këta tifozë kishin lidhur edhe rripa rreth duarve, të cilat me sa duket synonin të shërbenin si mjete goditjeje. “Vetëm me ndërhyrjen e shpejtë të shërbimeve tona të urgjencës u bë e mundur ndalimi i përplasjes”, sqaroi një zëdhënëse e policisë gjermane.

Ndërhyrja përfshinte policë me pajisje për protesta dhe një “fugon të madh celular” për transportin e të burgosurve. Sipas Bild, të arrestuarit do të lirohen pas fishkëllimës së fundit të ndeshjes mes Italisë dhe Shqipërisë, por nuk përjashtohen veprime të mëtejshme. Ndërkohë, ambasada italiane  në Gjermani po ndjek nga afër çështjen.

Të ngjashme
Lajme • 24 Qershor 2024