Lajme
Plani për të ndihmuar amerikanët gjatë pandemisë, aprovohet nga Dhoma e Përfaqësuesve
Demokracia
13:44 | 27 Shkurt 2021

Share:

Dhoma e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka aprovuar projekt-ligjin e ndihmës prej 1.9 trilionë dollarë për COVID-19.

Plani i presidentit të ri të SHBA-ve, Joe Biden për të ndihmuar amerikanët gjatë pandemisë COVID-19, kaloi me 219 vota pro dhe 212 kundër, shkruan BBC, përcjell Demokracia.com

Në votimin që u mbajt sot dy Demokratë iu bashkuan Republikanëve duke mos e përkrahur atë që Bideni e quan Plani Amerikan i Shpëtimit.

Tani ky projekt-ligji do të shkojë për votim edhe në Senat.

Plani përfshinë ndihmë shtesë për të papunët 246 miliardë dollar, mbështetje për prindërit 120 miliardë dollar, para për testet dhe vaksinat Covid-19 rreth 70 miliardë dollar, fonde për rihapjen e shkollës 170 miliardë dollar, mbështetje për bizneset 110 miliardë dollar, fonde për qeveritë lokale 350 miliardë dollarë etj./Demokracia.com

Të ngjashme