Lajme
Plani operativ ‘’Skuteri’’, në Ferizaj shqiptohen 58 gjoba dhe konfiskohen 10 motoçikleta
Demokracia
15:50 | 05 Shtator 2023

Share:

Policia e rajonale e Ferizajt ka vazhduar së zbatuari planin operativ ‘’ Skuteri’’.

Në kuadër të këtij aktiviteti policia ka ndaluar dhe kontrolluar disa motoçikleta dhe për shkak të disa kundërvajtjeve dhe parregullsive të dokumenteve, policia gjatë muajit gusht-2023 ka shqiptuar 58 gjoba kundërvajtësve.

“Prej 58 gjoba prej tyre u shqiptuan: 19 gjoba për drejtim të motoçikletës pa patentë shoferi, 19 gjoba për drejtim të motoçikletës pa regjistrim, dhe 20 gjoba për drejtim të motoçikletës pa helmetë”, ka njoftuar policia.

Ndërsa, për parregullsi të dokumenteve gjatë kësaj periudhe janë konfiskuar 10 motoçikleta.

Policia shton se do të vazhdojë me aktivitete të tilla edhe në ditët në vijim, me qëllim parandalimin e aksidenteve në komunikacion dhe respektimin e ligjit të komunikacionit rrugor.

“Apelojmë tek drejtuesit e motoçikletave që ti respektojnë rregullat dhe ligjin e komunikacionit rrugor, të jenë të kujdesshëm në komunikacion, të përdorin helmetën gjatë drejtimit dhe të pajisen me dokumentacion të rregullt”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme