Lajme
Plani me 10 pika për paqen në Ukrainë, Lavrov nuk e pranon: Zelenski refuzon bisedimet
Demokracia
18:48 | 15 Nëntor 2022

Share:

Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, në një postim në Telegram, pasi foli përmes video-lidhjes në samitin e G20 që po zhvillohet në Bali, duke prezantuar një plan me 10 pika për t’i dhënë fund luftës.

“Ekziston një formulë ukrainase për paqen. Paqe për Ukrainën, Evropën dhe botën. Dhe ka një sërë zgjidhjesh që mund të zbatohen për ta siguruar me të vërtetë këtë. Pas pjesëmarrjes në samitin e G20, unë paraqita propozime për zgjidhje të tilla specifike dhe të ndershme”.

Sipas tij, Ukraina u ofron shteteve kryesore të botës që të jenë bashkë-krijues të paqes së bashku me Kievin.

Në mesazh, Zelenskij rendit 10 propozime nga Ukraina:

“1. rrezatimi dhe siguria bërthamore; 2. siguria ushqimore; 3. siguria energjetike; 4. lirimi i të gjithë të burgosurve dhe të dëbuarve; 5. Zbatimi i Kartës së OKB-së dhe rivendosja e integritetit territorial të Ukrainës dhe rendit botëror; 6. tërheqja e trupave ruse dhe ndërprerja e armiqësive; 7. kthimi i drejtësisë; 8. Përballje me gjenocidin. 9. parandalimi i përshkallëzimit; 10. Vendosja e fundit të luftës”, – komentoi Zelenski.

Vendet perëndimore janë “përpjekur në çdo mënyrë të politizojnë” deklaratën përfundimtare të samitit të G20, duke u përpjekur të imponojnë një gjuhë që “do të nënkuptojë dënimin e veprimeve të Rusisë nga e gjithë G20, përfshirë ne”.

Kështu deklaroi ministri i Jashtëm rus, Serghei Lavrov, i cituar nga agjencia e lajmeve Tass.

Sipas tij, propozimet e paraqitura nga presidenti Volodimir Zelenskij në samitin e G20 për paqen në Ukrainë, janë “jo reale dhe joadekuate”. Ai shtoi se fjalimi i Zelenskijt në G20 tregon se presidenti ukrainas “nuk dëgjon asnjë këshillë nga perëndimorët për nisjen e negociatave”.

Rusia dëshiron të shohë “fakte konkrete, jo fjalë” mbi ndikimin perëndimor mbi Zelenskin, në mënyrë që ai të pranojë të negociojë.

Lavrov theksoi se “pavarësisht deklaratave të SHBA-së në G20, vendet e tjera mbeten të bindura se konflikti në Ukrainë u provokua nga Uashingtoni”, – bën të ditur agjencia e lajmeve “Ria Novosti”.

Të ngjashme