Lajme
Plani franko-gjerman, Lajçak i shkon në zyre Kurtit
Demokracia
09:28 | 09 Mars 2023

Share:

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, të enjten dhe të premten qëndron për vizitë në Prishtinë.

Sot ai do të pritet nga kryeministri Albin Kurti, takimi pritet të nis në ora 16:00.

Kështu është bërë e ditur në një njoftimin nga Zyra e Kryeministrit.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçák”, thuhet në njoftim

Sipas njoftimit nga Brukseli, Lajçak do të qëndrojë në Kosovë me qëllimin që siç u tha të vazhdojë diskutimet si pjesë përcjellëse e takimit të nivelit të lartë që ngjau më 27 shkurt në kryeqytetin e BE-së dhe përgatitjeve për mbajtjen e tjetrit më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Tema kyçe e bisedimeve me palë të ndryshme do jetë aneks-plani i zbatimit të krejt pikave të propozimit evropian për ujdi që u pajtua si dokument i pandryshuar.

Nga 11 nene që ka propozimi evropian, në skenën politike e shoqërore kosovare neni më i diskutuar është ai me numër shtatë.

Aty flitet për përkushtimin e të dyja palëve në arritjen e ujdisë specifike e garancive sipas përvojave evropiane për sigurimin e një niveli të përshtatshëm të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë.

Si dhe formalizimi i statusit të Kishës Ortodokse Serbe.

E në nenin dhjetë thuhet mes tjerash se palët konfirmojnë detyrimin e tyre për t’i zbatuar krejt ujditë e mëparshme në dialog./Demokracia.com/ 

Të ngjashme