Lajme
Plaka ruse gjobitet me 490 dollarë pasi tha se Zelensky është i pashëm
Demokracia
11:12 | 22 Prill 2023

Share:

Një e moshuar ruse është gjobitur me 490 dollarë për “diskreditimin e ushtrisë së vendit të saj, pasi e përshkroi presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky si “djalë të pashëm”.

Sipas grupit rus të të drejtave të njeriut, 70-vjeçarja Olga Selgina, po fliste me një grua tjetër në një qendër mjekësore në qytetin e Nalchik, tha se përveç pamjes, Zelensky kishte edhe një “sens të mirë humori.

Ndërsa, tre persona e raportuan atë tek autoritetet lokale, të cilat me shpejtësi e arrestuan për shkeljen e ligjit drakonian të censurës së zbatuar nga qeveria ruse, shkruan Nypost.

Sipas gjykatës, Slegnia ishte në kundërshtim Kodin e Kundërvajtjeve Administrative, ku gjykatat mund të vendosin gjoba të majme ndaj “personave fizikë dhe juridikë për një “diskreditim” të Forcave të Armatosura Ruse dhe operacioneve të saj, transmeton Klankosova.tv.

Oficeri që arrestoi Slegnia thuhet se i tha asaj se ajo nuk kishte “të drejtë” të lavdëronte Zelensky sepse ai është “armiku ynë”.

Të ngjashme