Lajme
Plagosje me armë zjarri në Gjakovë, arrestohet një person
Demokracia
22:28 | 09 Mars 2022

Share:

Është arrestuar personi i dyshuar lidhur me një plagosje që ka ndodhur sot në rrugën “Yll Morina”, në Gjakovë.

Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

Ai ka treguar se rasti ka ndodhur rreth orës 18:30.

“I plagosuri është dërguar në trajtim mjekësor në spital, në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësite policore”, tha Gjurkaj.

Ndërkohë, lidhur me rastin është arrestuar një person.

Të ngjashme