Lajme
Plagosja në Shtërpcë po hetohet nga policia si “tentim vrasje”
Demokracia
09:00 | 07 Janar 2023

Share:

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me plagosjen e dy të rinjve në Shtërpcë.

Në raportin e Policisë thuhet se viktimat janë dërguar në tretman mjekësor dhe të njëjtit sipas raportit mjekësor janë jashtë rrezikut për jetë.

“TENTIM VRASJE/Fsh. Gotovush, Shtërpcë 06.01.2022-14:20 Dy viktimat meshkuj kosovarë janë plagosur nga të shtënë me armë zjarri. Viktimat janë dërguar në tretman mjekësor dhe të njëjtit sipas raportit mjekësor janë jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas Policisë në lidhje me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar. Nga i dyshuari është konfiskuar një revole.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Demokracia.com/

Të ngjashme